“Është koha për të diskutuar hartimin e një kushtetute të re”.
Kështu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë në Kompleksin Presidencial të Ankarasë të hënën vonë.
Me këtë rast ai ka nënvizuar se Partia e tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe aleati i saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) kanë rënë dakord mbi planin.
Në këtë drejtim, siç thuhet më tej, ai ka thënë se ndryshimet në kushtetutë duhet të bëhen në një mënyrë transparente.
Ndryshe, referendumi kushtetues i vitit 2017 u kërkoi votuesve të vendosnin për një projektligj prej 18 nenesh që kalonte nga sistemi parlamentar në atë presidencial, midis ndryshimeve të tjera.
“Paketat tona të reformave do të zbulohen së shpejti në detaje të plota”, citohet të ketë thënë presidenti turk, duke shtuar se reformat do të kryhen në gjyqësor dhe ekonomi.
Gjatë paraqitjes së tij, Erdogan gjithashtu preku zhvillimet ekonomike, duke thënë se Turqia ka përballuar mirë pasojat e pandemisë në vazhdim.
“… të dhënat paraprake tregojnë se ekonomia turke përfundoi vitin 2020 me rritje mbi 1%”, shtoi Erdogan. “Në vitin 2020, ne kemi lëshuar gjithsej 10,505 certifikata investimesh, të cilat do të mbështesin investime fikse prej gati 33.3 miliardë dollarë”, nënvizoi ai.
“Pasi të përfundojnë, këto investime do të sigurojnë mbi 305,000 vende punë shtesë”.
Presidenti njoftoi gjithashtu një plan për të filluar një “relaksim gradual të kufizimeve të COVID-19” me numrin e infeksioneve në rënie.
Erdogan gjithashtu tregoi se Turqia gradualisht do të kthehej në arsimin “ballë për ballë” por shtoi se nëse rastet fillojnë të rriten, shkollat do të mbyllen përsëri.
Turqia filloi fushatën e saj masive të vaksinimit kundër COVID-19 më 14 janar, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarët e lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...