Google ADS

KGJK angazhon 30 gjyqtarë për ditën e zgjedhjeve

10:02 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

Fatime Dërmaku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se KGJK është mobilizuar për këtë proces zgjedhor.

Ajo ka bërë të ditur se KGJK ka angazhuar 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar dhe do tu përgjigjen të gjitha kërkesave eventuale që vijnë nga prokuroria, raporton Arbresh.info.

“Në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë caktuar 8 gjyqtarë, 1 vie nga departamenti special, 2 nga departamenti i krimeve të rënda dhe 5 të tjerë në departamentin e përgjithshëm. Në Gjykatën Themelore të Gjilanit janë caktuar 4 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 3 në departamentin e përgjithshëm. Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe ajo në veri 1 gjyqtarë në departamentin e përgjithshëm. Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 4 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 3 në departamentin e përgjithshëm. Edhe Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar 5 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 4 në departamentin e përgjithshëm. Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar 2 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 1 në departamentin e përgjithshëm, si dhe Gjykata Themelore në Prizren 4 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 3 në departamentin e përgjithshëm”, ka thënë Dërmaku.

Ajo ka shtuar se KGJ do të jetë në gatishmëri tu përgjigjet të gjitha kërkesave eventuale që vijnë nga prokuroria ose policia.

Daka në takim me institucionet e drejtësisë: Qëllimi ynë i përbashkët është që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me ligjin

Të ngjashme