Krujë, digjet një automjet në oborrin e banesës

08:21 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

Rreth orës rreth orës 03:00 në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz” i cili është në pronësi të shtetasit B. V. Ngjarja ka ndodhur në Krujë.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme