Kurti nuk u mirëprit në Skenderaj, reagon Bekim Jashari: Komuna që unë udhëheq është e të gjithë shqiptarëve

22:40 | 1 Shkurt 2021
L G

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas reagimeve pas mos mirëpritjes së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Jashari, thotë se komuna që ai udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj sipas tij, secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë, shkruan arbresh.info.

“Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në mënyrë demokratike kudo në Kosovë. Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut. Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë”, shkruan Jashari në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.
Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në mënyrë demokratike kudo në Kosovë.
Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.
Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.
Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme