Google ADS

ATK: Paguaj tatimin bazë dhe interesin, përfito nga shlyerja e ndëshkimeve

15:33 | 1 Shkurt 2021
M. A.

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se do hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë dhe interesit.

“Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021”.

Heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse:

Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit;

Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;

Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin.

Bëhet e ditur se vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 30 qershor 2021, do të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme