Google ADS

Haradinaj-Stublla: Sot e kemi shkruar me shkronja të arta një të ardhme më të mirë

15:22 | 1 Shkurt 2021
S D

Kosova dhe Izraeli nga sot kanë formalizuar marrëdhënien ndërkombëtare nëpërmjet një ceremonie që u mbajt virtualisht.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike.Gjatë fjalës së saj pas nënshkrimit ceremonisë ka cilësuar se ky zyrtarizim i marrëdhënieve me Izraelin është një ndër arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj-Stublla falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe mundësinë për krijimin e marrdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, teksa theksoi se kjo marrëdhënie nuk do të prishet asnjëherë pasi çdoherë ka qenë e mirë.

“Kjo ceremoni është dëshmi për dekadat që do të vijnë. Duke e nënshkruar këtë marrëveshje, kjo hap një horizont të ri. Sot e kemi shkruar me shkronja të arta për një të ardhmen më të mirë”, tha mes tjerash Haradinaj-Stublla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme