Ka nisur konferenca e për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, nga Dhomat e Specializuara.
Përfaqësuesit e Prokurorisë kanë thënë se procesi i nxjerrjes së materialve pothuajse ka mbaruar.
“Procesi i nxjerrjes së materialeve pothuajse ka mbaruar dhe do të përfundoj afërsisht brenda dy javëve më 15 shkurt 2021”, kanë thënë përfaqësuesit e Prokurorisë.
Ata më tej kanë thënë se dosjen do ta dorëzojnë më 15 shkurt, dhe mendojnë që çështja ndaj Mustafës duhet të fillojë më 15 mars 2021.
Më tej Prokuroria e Dhomave të Specializuara, ka bërë të ditur se kanë nxjerrë edhe disa prova tjetra dhe se presin të shtojnë edhe një dëshmitarë në listën e dëshmitarëve për çështjen e Salih Mustafës.
“Prokuroria i ka përfunduar në përgjithësi nxjerrjen e materialeve. Më 29 janar 2021, Prokuroria nxori një provë tjetër që është nxjerra e materialve me numër 30. Prokuroria do të shtoj edhe një dëshmitar në listën e saj, ky dëshmitar është intervistuar dhe tani po shqyrtohen provat e tij”, kanë thënë prokurorët.
Më tej është thënë se mund të ketë shtesë rreth 12 prova që do ti shtojnë te lista e materialeve, duke theksuar se janë materiale si shembull intervista që janë bërë kohët e fundit nga Prokuroria apo janë përpunuar. Po ashtu edhe se do të nxirren prova shfajësuese, siç janë nxjerrë disa.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë