Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve të tyre që ta respektojnë ligjin për të pasur zgjedhje demokratike.
Daka u shpreh se KQZ-ja është e përkushtuar që të sigurojë një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.
Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Mes sfidave të shumta KQZ-ja është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua t’i garantoj të gjithë se KQZ-ja mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.
Daka mes tjerash tha se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj “pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira”.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA