Vikendi i transmetimeve të NBA në Artmotion dhe Klan Kosova do të hapet të Premtën pasmesnate apo të Shtunën në mëngjes me duelin e dy super-yjeve Zion Williamson kundër Giannis Antetokounmpos. Ndeshja Milwaukee Bucks – New Orleans Pelicans fillon nga ora 1:30 e mëngjesit të Shtunës dhe transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
01:30 NEW ORLEANS PELICANS – MILWAUKE BUCKS /ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
Vikendi i NBA në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, Artmotion dhe Klan Kosova, hapet me ballafaqimin e dy skuadrave që kanë motive të ndryshme.
Pelikanët e New Orleansit kërkojnë fitoren për t’iu afruar zonës së Play Offit në Perëndim kurse Drerët e Milwaukeeit që zënë pozitën e dytë në Konferencën Lindore, me fitore eventuale do ta shtonin presionin mbi liderin Philadelphia Sixers.
Pelicans janë në vendin e parafundit të konferencës perëndimore me 6 fitore dhe 10 humbje kurse në shtëpinë e tyre, Smoothie Kings Arena kanë sukses gjysmak prej tri fitoreve e tri humbjeve. Nga ana tjetër edhe Bucks kanë sukses prej 50% fitoreve në 8 udhëtimet e tyre (4 F – 4 H). Është interesant të theksohet se me mesataren prej 49.4 pikëve të shënuara në brendi të drejtkëndëshit (zona e ngjyrosur), New Orleans renditet si skuadra e tetë në NBA kurse Milwaukee janë lider të NBA në statistikat e pikëve të shënuara në kundërsulm me mesatare prej 16.1 pikëve për ndeshje.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e ndërmjet këtyre dy skuadrave sivjet, me takimin e parë që përfundoi me fitore të New Orleansit me rezultat 127-113.
Takimi fillon të Premtën pasmesnate apo të Shtunën herët në mëngjes nga ora 1:30dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
New Orleans Pelicans, 5-shja e mundshme startuese:
Lonzo Ball, Josh Hart, Brandon Ingram, Zion Williamson, Steven Adams
Milwaukee Bucks, 5-shja e mundshme startuese:
Jrue Holiday, Donte DiVincenzo, Khris Middleton, Giannis Antetokounmpo, Brook Lopez
Të Dielën herët në mëngjes, me fillim nga ora 2:30, gurmanët e basketbollit i pret klasikja e gjithësisë basketbollistike të quajtur NBA: Boston Celtics kundër Los Angeles Lakers.
Dy skuadrat më të trofeshme në histori të NBA me nga 17 tituj të fituar, do të ndeshen në TD Garden të Bostonit për të ringjallur flakën e rivalitetit më të madh në histori të ligës.
02:30 LA LAKERS – BOSTON CELTICS ART SPORT 1
Me 12 Tetor 2020 Los Angeles Lakers të udhëhqeur nga LeBron James kanë fituar titullin e 17 të kampionit në NBA dhe kështu pas plotn 58 viteve janë barazuar me tituj me Boston Celtics të cilët për gati gjashtë dekada mbajtën primatin. Për herë të fundit kur këto dy skuadra ishin të barazuara me tituJ të fituar, ishte viti 1962 dhe të dyjat kishin nga 5 tituj kampioni.
Lakers dhe Celtics kan hyrë në edicionin 2021 me numër rekord të titujve të kampionit të NBA, nga 17 secila dhe ky do të jetë dueli i tyre i parë pas më shumë se një viti. Së fundmi, Lakers dhe Celtics u ndeshën me 23 Shkurt 2020 në Staples Center dhe kampionët në fuqi shënuan fitore të ngushtë dhe dramatike (114:112) përkundër 41 pikëve të Jason Tatumit të Bostonit.
Që nga ndeshja e parë në vitin 1959, Lakers dhe Boston janë takuar 292 në kuadër të kampionatit të rregullt dhe 74 herë në Play Off, gjegjësisht në Finalet e NBA.
Në kampionat Bostoni ka 161 fitore dhe Lakers 131 kurse në Finalet e NBA, Keltët kanë fituar 43 herë dhe yjet e Qytetit të Engjëjve kanë 31 triumfe. Është interesant të thuhet se në 12 seritë finale të NBA, Bostoni ka fituar 9 unaza të arta dhe LA Lakers 3.
Aktualisht , Lakers kanë humbur lidershipin në konferencën perëndimore pas humbjes së fundit nga Philadelphia Sixers me rezultat maksimalisht minimal (107:106). Kështu, Sixers ndërprenë serinë fantastike të kampionëve në fuqi prej 10 fitoreve radhazi si mysafirë. Prandaj, kjo ndeshje do të jetë shumë e nxehtë dhe interesante sepse kampionët me LeBronin si lider do të tentojnë t’i kthehen fitoreve në udhëtim dhe atë pikërisht kundër Bostonit i cili sivjet nuk ka startuar si është pritur.
Boston Celtics aktualisht kanë 10 fitore krahas 7 humbjeve dhe janë në vendin e pestë në Lindje. Ngjashëm me Lakersat edhe Celtics po hynë në këtë duel me qëllim që të përmirësojnë përshtypjen e tyre pas disfatës nga San Antonio Spurs (106-110).
LA Lakers, 5-shja e mundshme startuese: Caldwell-Pope, James, Davies, Gasol, Schroeder
Boston Celtics, 5-shja e mundshme startuese: Walker, Thompson, Theis, Tatum, Brown
LeBron James apo Jaylen Brown cili do të udhëheq skuadrën e vet respektove drejtë fitores në TD Garden, mbetet të shihet, ku tjetër veç se në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, Artmotion.
(Artikull i sponsorizuar)
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?