Policia e Kosovës në raportin 24-orëhs ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se bëri vetëvrasje mbrëmë në stacionin policor në Ranillug, ka qenë në detyrë.
Në raport thuhet po ashtu se motivet e vetëvrasjes ende nuk dihen, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ranillug, Gjilan 31.01.2021-18:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Arma zyrtare e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...