Google ADS

“Po sikur të ishe Zoti?” Hajdari: Do fusja në burg politikanët!

01:21 | 1 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të fuste në burg të gjithë politikanët e korruptuar nëse ajo do ta kishte në dorë këtë gjë. E ftuar në emisionin “Expuls”, Hajdari u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte Zoti.

Ajo tha se po të kishte atë rol, do të fuste në burg politikanët e korruptuar dhe do t’i largonte nga jeta politike.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo Sharka: E zëmë sikur do të ishit Zoti, si do t’i dënonit ju politikanët që kanë vjedhur popullin shqiptar?

Rudina Hajdari: Do t’i fusja në burg. Po patjetër! Edhe një i burgosur ka të drejtat e veta. Të paktën të ikin nga skena politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme