Orteku vret dy anëtarë të ushtrisë norvegjeze

00:08 | 1 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Dy civilë të punësuar në ushtrinë norvegjeze u vranë dhe i treti u plagos në një ortek që goditi ishullin e largët të Jan Mayen.

Ky ishull ndodhet 500 kilometra nga Groenlanda, ku jetojnë vetëm ushtarë dhe studiues, shkruan AP,  transmeton portal arbresh.info

Një deklaratë nga Forcat e Armatosura Norvegjeze deklaroi se aksidenti ndodhi të shtunën pasdite.

Tre punonjës të vendosur në stacionin e forcave të armatosura në Jan Mayen ishin në një udhëtim kur u goditën nga një ortek pak më larg stacionit, njoftoi ushtria norvegjeze.

Sipas të përditshmes norvegjeze VG, viktimat janë një grua 50 vjeç dhe një burrë 30 vjeç./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme