Shqipëria është përballur sërish me shifra të larta të të prekurve dhe vdekurve nga Covid-19, ku gjatë 24 orëve janë 876 raste të reja dhe 11 të vdekur.
Krahasuar me ditën e djeshme, numri i të vdekurve është i njëjtë, ndërsa numri i të prekurve është 25 më pak.
Nga 3144 testime pozitive janë: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
Peja pëson ndryshim në roster, largon dy basketbollistë afro...
Pse tufat e shpendëve krijojnë forma të çuditshme në qiell?
Reagon Ferizaj, publikon disa momente kontestuese sipas tyre...