Google ADS

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

15:09 | 31 Janar 2021
L G

Nesër bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shkruan arbresh.info.

Tërheqja e shortit do të bëhet në ndërtesën e Rilindjes në katin e parë ( 1).

“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme