Maqedonia e Veriut, në klinikat Infektive trajtohen 334 pacientë me Covid-19

15:03 | 31 Janar 2021
Arbresh.info

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se gjithsej 334 pacientë pozitivë ose të dyshuar po trajothen për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 27 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 39 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 23 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 23 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, në Kumanovë 49 pacientë, 60 pacientë janë shtruar në Qendrën Covid në Ohër, 18 në Prilep, në Gostivar 19, dhe në Strugë 23.

Në spitalin në Strumicë u shtruan 21 pacientë, në Koçan 3, në Kërçovë 8, Kavadar 13, në Gjevgjeli 8 persona dhe në Dibër 13”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin ka arritur në 597, ndërsa ka rreth 530 shtretër të lirë spitalorë.

Gjatë ditës, bëhen shkarkime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme