Google ADS

Prokuroria kërkon paraburgimin e zyrtarit policor, Haris Kelmendi

12:35 | 31 Janar 2021
L G

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgimin e zyrtarit policor, Haris Kelmendi, i nën dyshimin se ai mund të ndikoi në pengimin e të provuarit apo procedurës zyrtare.

Haris Kelmendi është arrestuar nën dyshimin se kishte keqtrajtuar një qytetar në vitin 2018, shkruan arbresh.info

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 30 janar 2021, ka ndaluar personin me inicialet H.K., zyrtar policor, i cili në vitin 2018, kishte keqtrajtuar një qytetar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. I njëjti është ndaluar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386, paragrafi 1 pika 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.

Personi i lartpërmendur, dyshohet se pas lirimit nga ndalimi, ka penguar zhvillimin e të provuarit në procedurë, duke i bërë thirrje të dëmtuarit-dëshmitarit që ta tërheqë deklaratën e tij të dhënë në polici dhe duke i penguar hetimet.

Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, në gjykatën kompetente./arbresh.info/

Të ngjashme