Izraeli furnizon Palestinën me 5 mijë doza të vaksinës antiCOVID

11:49 | 31 Janar 2021
Arbresh.info

Zyra Mbrojtëse e Izraelit, Benny Gantz, thotë se Izraeli ka rënë dakord të transferojë 5,000 doza të vaksinës së koronavirusit në Palestine, për të imunizuar punonjësit mjekësor të vijës së parë.

Është hera e parë që Izraeli konfirmon transferimin e vaksinave tek palestinezët, transmeton arbresh.info

Izraeli është kritikuar nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njerëzve për mos sigurimin e vaksinës për palestinezët edhe pse Izraeli vazhdon të thotë se nuk është përgjegjësi e tyre sigurimi i vaksinës për palestinezët.

Izraeli është një nga vendet udhëheqëse në botë në vaksinimin e popullsisë së tij pas arritjes së marrëveshjeve me gjigantët ndërkombëtar të ilaçeve Pfizer dhe Moderna.

Nga ana e Palestinës ende nuk ka filluar vaksinimi popullsisë, shkruan The Guardian./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme