Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) Arian Zeka në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve ka ndikim negativ sa i përket rritjes ekonomike dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte.
Sipas tij, investitorët dëshirojnë të presin se cila do të jetë siguria juridike për ta ose çfarë do të prodhojë koalicioni i ri qeverisës në aspektin e fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik.
“Historikisht nëse i analizojmë vitet zgjedhore në vend, për shembull në vitin 2014, po atë vit e kemi pas një ngërç pak më të gjatë atë vit, do të shohim se ka pasur një korrelacion ndërmjet cikleve zgjedhore dhe pastaj normës së rritjes ekonomike, normës së investimeve të huaja dhe mbledhjes së të hyrave buxhetore nga ana e institucioneve të shtetit. Mund të jetë normale që bizneset rrisni qasjen e tyre rezervuese ose konservative ne vitet zgjedhore, presin se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve me konstituimin e institucioneve të reja. Zgjedhjet e shpeshta ndikimi do të jetë tejet i rëndë në operacionet e sektorit privat, si në investime vendore po edhe në investime të huaja”, u shpreh Zeka për arbresh.info
Zeka: Dy qeveritë dështuan në marrjen e masave kundër pandemisë
I pari i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë ka kritikuar dy qeveritë të cilat menaxhuan me pandeminë.
Sipas tij, masat e marra nga dy qeveritë ishin jo poropocionale, ai i quan dështim masat anti-Covid të marra nga Qeveritë e kaluara.
“Masat kanë qenë jo proporcionale, nga dy qeveritë që kanë menaxhuar pandeminë, nga muaji mars. Kanë dështuar në adresimin e mirëfilltë të ndërmarrjeve, ajo që është dashur të ndodh që në mars është që të krijohet një pasqyre e ndikimit që pandemia ka pasur. Kanë mjaftuar të dhënat që prodhohen nga ATK. Pastaj pas kësaj pasqyre ka qenë e lehtë që edhe masat të jenë më të duhura, masat gjithmonë kanë qenë uniformë e një trajtshme. Ata që janë ndikuar më shumë nuk kanë marrë ndihmën adekuate të shteti”, tha Zeka.
Zeka: Shumë biznese në prag të falimentimit
Ai po ashtu thotë se është e rëndësishme që Qeveria e ardhshme të dialogoj me sektorin privat në mënyrë që të gjendet zgjidhja pasi shumë biznese janë në prag të falimentimit.
“Shpresoj që të kemi qeveri të shpejt, sepse sfidat i kemi të shumta, sfidat ekonomike duhet të kenë prioritet më të madh. Është e nevojshme qe menjëherë të nis me zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, meqenëse nuk e dimë se kush përfundon në ekonomi. Është me rëndësi që dialogu me sektorin privat të jetë në suaza normal ashtu që ne mund të ndajmë shqetësimet e bizneseve. Ka shumë çka që mund të bëhet, që të shpëtohet një numër i madh, që janë në prag të falimentimit, mund të rritet numri i rasteve të falimentimit në shumë ndërmarrje, bizneset janë ballafaquar me rënie te hyrave”, tha Zeka për arbresh.info./E.Haxhiu/
Kjo është intervista e plotë:
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...