Arrin në 3 milionë numri i rasteve me COVID-19 në Rusi

10:14 | 31 Janar 2021
Arbresh.info

Rusia ka shënuar 18,359 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm në 3,850,439 raste të konfirmuara.

Arbresh.info transmeton se janë regjistruar gjithashtu edhe 485 viktima, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave deri në 73,182.

Edhe numri i viktimave dhe i rasteve të reja kanë shënuar një rënie nga ato të një dite më parë ku u regjistruan 19,032 raste dhe 512 viktima, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme