Marcus Rashford ka reaguar ndaj fyerjeve raciste që i janë drejtuar atij në rrjetet sociale, pas barazimit ndaj Arsenalit në Emirates.
Arsenal dhe Manchester United u ndeshën në kuadër të xhiros së 21-të të Premierligës, skuadrat barazuan pa gola në Emirates, por Rashford u bë njëri ndër protagonistët kryesorë të ndeshjes, pasi pati një rast të pastër për të shënuar, por në fund vendosi që të pasojë topin tek Bruno Fernandes, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes, tifozët ishin tejet të mllefosur me anglezin, aq shumë sa filluan edhe fyerjet në mediat sociale.
Rashford shkoi në rrjetin e tij social Twitter, se nuk dëshiron të tregojë fotografi “Screenshot”, por që abuzimet që kanë për qëllim fyerjet në baza racore duhet të ndalen dhe se ai është krenar për ngjyrën dhe prejardhjen e tij.
“Humanizmi dhe media sociale në momentin më të keq. Po unë jam një person me ngjyrë, jetoj çdo ditë dhe jam krenar. Askush, ose komenti i askujt nuk do të më bëjë të ndihem ndryshe. Kështu që më vjen keq nëse do të ishit duke kërkuar një reagim të fortë, thjesht nuk do ta arrini atë këtu”, përfundoi Marcus Rashford.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...