Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova politikania Rada Trajkoviç konsideron se Kurti dhe Osmani kanë të drejtë të bëjnë fushatë në të gjithë Kosovën, ndërsa serbët janë pion në luftën kundër liderit të Vetëvendosjes.
Këtë reagim Trajkoviç e bëri pas incidentit të sotshëm në pjesën matanë Ibrit kur persona serbë fyen edhe penguan Kurtin dhe Osmanin që po takoheshin me banorë të lagjes Kroi i Vitakut.
Sipas saj sikurse Lista Serbe që bën fushatë anekënd Kosovës edhe Vetëvendosja ka të drejtë të bëjë fushatë në të gjithë Kosovën ka shkruar ajo në Twiter.
Krahas kësaj në komentin e saj për ngjarjet e pasdites kur pati reagim të një grupi të serbëve që drejtuan sharje dhe fyerje ndaj përcjelljes së Kurtit edhe Osmanit, shkruan “Kosovo-online”.
“Si Lista Serbe që kontrollohet personalisht nga Vuçiq, pa pengesë zhvillon fushatën e vetë në tërë Kosovën, po ashtu edhe Kurti dhe osmani kanë të njëjtën të drejtë. Kush ka dashur që këtë aktivitet të qetë parazgjedhor ta shndërrojë në incident? Frikohem se serbët përsëritë po bëhen pion në luftën e koalicionit të luftës kundër Kurtit”, publikoi Trajkoviç në Twiter.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?