Inter ka triumfuar ndaj Beneventos në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.
Fillimisht, Importa, shënoi auto-gol në minutën (7’), duke u ndjekur nga Lautaro Martinez i cili shënoi në minutën (57’) dhe Romelu Lukaku kompletoi ‘pokerin’ me një dy golësh, respektivisht në minutat (67’) dhe (78’), shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, Lautaro Martinez u deklarua, ku tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, argjentinasi e cilësoi pjesën e parë si më të ngadaltë, por që sipas tij, gjithçka ishte perfekte në pjesën e dytë.
‘Pjesa e parë ishte më e ngadaltë, në të dytën kemi luajtur vërtet mirë. E rëndësishme është që Interi të fitojë, për këtë jam i kënaqur’, tha ai.
‘Jemi një grup i bashkuar, unë jam sulmues dhe duhet të shënoj, punoj shumë për skuadër dhe ndonjëherë gabohet por duhet të bëhem çdo ditë më i mirë’, shtoi ai.
Martinez foli edhe për rinovimin e kontratës së tij, pasi që afatet e fundit kalimtare ishte spekuluar për një kalim tek Barcelona.
‘Po, jemi duke e kërkuar atë, unë jam i kënaqur këtu. Njerëzit sillen mirë dhe klubi me trajnerin kanë besim tek unë, kërkoj të jap më të mirën në fushë dhe jashtë saj të zgjidhen gjërat’, përfundoi Lautaro Martinez
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, dua...