Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar largimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osman, nga Veriu i Mitrovicës.
Musliu ka thënë se që të dy akterët politikë kanë “ikur si pulat e lagura” nga Veriu.
“Kanë ikur si pula të lagura, pa e realizuar agjendën e tyre, pavarësisht se kanë qenë nën mbrojtjen e FIT-it. Të dy pretendentët kanë pasur me shku tek kulla e Ali Kadriut, e kanë lënë në pritje”, ka deklaruar ajo në T7..
E njëjta ka pritur një largim më të dinjitetshëm nga Kurti e Osmani, teksa ka thënë se për shkak të kreut të VV’së, ka policë që vuajnë lëndime ende.
“Sot kemi policë me të meta, të verbër, pikërisht për shkak të ballafaqimit me Kurtin. Kurti sot e ka pasur rastin ta tregojë trimninë që paraqet në Prishtinë e në institucionet e Kosovës”, ka deklaruar tutje ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës.
Tutje, ajo ka thënë se Osmani e Kurti dhanë një mesazh të keq tek qytetarët e Mitrovicës së Veriut.
“Nuk guxojnë pretendentët për poste të rëndësishme të japin mesazhe të frikës në Mitrovicën e Veriut. Ata nuk kanë palcë kurrizore të jenë kryeministër e president. Viti 2020 e ka tregu se çfarë mashtrus janë Vjosa Osmani e Albin Kurti”, ka vlerësuar kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...