Lloji britanik i korona virusit mori viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet fjalë për një burrë 46-vjeçar nga Ohri i cili edhe paraprakisht ka vuajtur nga sëmundje kronike, e i cili betejën e humbi qysh më 8 janar.
As ai, e as dy të tjerët të infektuar me mutacionin e konfirmuar të Covid-19 nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.
Në mostrat e tij, si dhe në mostrat e një pacienti tjetër i cili tashmë është lëshuar në mjekim shtëpiak.
“Edhe pas marrjes së strishos vetëm në raste të caktuara bëhet sekuencimi i gjenomit të virusit. Eshtë e mundur që ta kemi pasur edhe muajin e kaluar, por atëherë pasqyra epidemiologjike ishte e tillë që numri i rasteve ishte në rënie. Ajo që është e mundur është që mutacioni i këtij virusi të ishte i pranishëm në disa javë të fundit, kur pas rënies kishte nivelim të kurbës, por në çdo rast ajo që është shumë e rëndësishme është se nuk ka përkeqësim në drejtim të rritjes së numrit të rasteve. Ende nuk është përjashtuar kjo mundësi, është e mundur të ndodhë, prandaj ne jemi të kujdesshëm me rekomandimet, kurse të gjitha masat tani për tani mbesin të njëjta”, tha Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore qetësojnë se nuk ka vend për panik, por është një shenjë paralajmëruese që qytetarët të vazhdojnë t’u përmbahen masave parandaluese.
Mutacioni i virusit për herë të parë u zbulua në Britaninë e Madhe në fund të vitit të kalua, kurse sipas të dhënave më të fundit të OBSH-së tashmë është përhapur në 70 vende të tjera. Edhe pse në vend ende nuk kanë mbërritur vaksina, ministri Filipçe pohon se imunizimi i popullsisë do të fillojë në shkurt.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...