Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Arlene Foster kërkoi sot zëvendësimin e marrëveshjes mbi Irlandën e Veriut, të arritur në kuadër të Brexit, që ajo e gjykon të pazbatueshmën, pas mosmarrëveshjeve me Bashkimin Evropian për eksportin e vaksinave kundër koronavirusit.
“Protokolli është i pazbatueshëm (…) dhe duhet të zëvendësohet sepse përndryshe do të ketë shumë vështirësi në Irlandën e Veriut”, deklaroi Arlene Foster, nga partia unioniste DUP, për BBC.
Para se të tërhiqej, BE shkaktoi pakënaqësi tek autoritetet britanike dhe irlandeze duke vendosur të premten të përfshijë rajonin britanik të Irlandës së Veriut, që gëzon një regjim të veçantë që nga Brexit, në mekanizmin e kontrollit të eksportit të vaksinave kundër COVID-19 jashtë territorit të saj.
Gjatë një bisede telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Britanik Boris Johnson shprehu shqetësimet e tij serioze në lidhje me qëllimet e BE.
Kjo e fundit më në fund e kishte anuluar vendimin e saj, të cilin Arlene Foster e kishte përshkruar si “një veprim armiqësor të pabesueshëm”.
Drejtuesja e Irlandës së Veriut i ka kërkuar Boris Johnson të pezullojë zbatimin e protokollit, i cili sipas saj shkakton ndërprerje në tregtinë midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe./ATSh/
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse