Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6.871 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 658 pacientë simptomatikë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,47 milionë, prej të cilëve 25.865 kanë vdekur, përfshirë 129 viktima brenda ditës së fundit.
Po ashtu, 7.100 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,35 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Mbi 29,4 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 148.785 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.692.
Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim./AA/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...