Në mbledhjen e sotme sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar.
Burim Ahmetaj, kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit.
“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”.
Ai ka treguar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48, 712 thirrje deri më tani dhe se nga kjo shifër 41,131 janë të konfirmuara. 115 aplikues kanë deklaruar se s’janë ata që figurojnë në data bazë.
Në mbledhjen e KQZ-së Ahmetaj njoftoi se 8466 persona nuk e kanë hapur telefonin, por se janë në proces e sipër për provuar t’i kontaktojnë sërish.
Për këtë punë janë shtuar linja telefonike dhe tani janë në funksion 33 linja telefonike.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...