Google ADS

SHBA, shënohen mbi 3 mijë dhe mbi 100 mijë të reja me COVID-19

18:07 | 30 Janar 2021
Arbresh.info

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 447.490, prej të cilëve 3.658 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 171.458, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26.514.275.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 16,2 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 308,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,27 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 43.388 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,7 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,1 milionë./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme