Google ADS

Vetëvendosje nuk zëvendëson Kurtin edhe pas vendimit të Supremes

17:52 | 30 Janar 2021
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhjen e radhës e ku është duke u diskutuar rreth certifikimit të partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Drejtori i Zyrës për Certifikimi, Yll Bulshekaj të partive politike ka njoftuar se katër parti politike kanë lajmëruar në KQZ, se do t’i mbajnë listat e kandidatëve ashtu siç kanë qenë, pra pa ndryshime.

“Në orën 16:00 pas këtij njoftimi jemi njoftuar nga katër subjekte politikë që do ti mbajnë listat e kandidatëve ashtu siç i kanë pasur në fillim, si në vijim: Vetëvendosje, Nisma, PSAK dhe AAK”, ka thënë ai.

Pra sipas Buleshkajt, këto lista do të jenë siç janë paraqitur në fillim në KQZ, pavarësisht që disa kandidatëve nuk u është lejuar kandidimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme