Google ADS

Argjentina u vuri taksë milionerëve për t’i përkrahur mjekët, studentët e bizneset

11:04 | 30 Janar 2021
A. B.

Shteti i Argjentinës ka vendosur taksë të re për personat që kanë pasuri milionëshe.

Këtë vendim e mori në mënyrë që të sigurohen fonde për pajisje mjekësore dhe rimëkëmbje për bizneset për shkak të pandemisë, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Njerëzit që kanë pasuri me vlerë mbi 200 milionë pesos ose 2.3 milionë dollarë do të paguajnë taksë prej rreth 3 për qind për pasuritë e deklaruara brenda vendit dhe mbi 5 për qind taksë për pasuritë që kanë jashtë shtetit.

Nga këto taksa do të preken rreth 12.000 njerëz të pasur, ndërsa qeveria po shpreson se do të grumbullojë rreth 3 miliardë dollarë. Të hollat do të përdoren edhe për bursa dhe ndihma sociale.

Senatorët e shtetit të largët të Amerikës Jugore e miratuan taksën e njohur si “taksa e milionerëve” muajin e kaluar. Taksa u propozua nga presidenti Alberto Fernandez, por u kritikua nga opozita, duke e quajtur atë “taksë konfiskuese”.

Ndryshe, Argjentina është goditur rëndë nga pandemia, e cila ka ndikuar që të rritet shkalla e varfërisë. Gati 40 për qind e popullsisë jeton në varfëri, ndërsa niveli i papunësisë është 11 për qind. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme