Platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify, ka publikuar statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar se sa herë janë dëgjuar nga fansat në këtë platformë.
Artistje me origjinë shqiptare, Ava Max, është një nga emrat më të suksesshëm të muzikën në tregun botëror, shkruan portali arbresh.info
Debutimi i saj në vitin 2018 me hitin “Sweet but Psycho” bëri që talenti i saj të vihet në pah anë e kënd botës, gjersa kënga në fjalë vazhdon me të njëjtin ritëm të shënojë suksese të shumta edhe sot.
Ajo tashmë ka kaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në ‘Spotify’.
Ava publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi me mirënjohjen e pranuar nga ‘Spotify’, duke i falënderuar kështu të gjithë ata që e bënë të mundur suksesin e saj.
“E di që kjo ndodhi disa muaj më parë por kjo (pllakata) sapo hyri dhe thjesht i forcoi të gjitha për mua. Ndihem kaq e bekuar që jam në këtë udhëtim me ju! Tani me mbi një miliard transmetime… ‘Sweet but Psycho [E ëmbël por çmenduri]’, por Psycho më udhëhoqi tek ju kështu që do të jem përgjithmonë mirënjohëse për këtë këngë. Ju dua, faleminderit shumë”, ka shkruar Max.
Ava Max përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj debutues “Heaven“and Hell”, të cilin e publikoi në shtator të vitit të kaluar. / arbresh.info/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?