Formulimi “gjuha maqedonase” vonon nënshkrimin e marrëveshjes së rëndësishme

07:18 | 30 Janar 2021
A. B.

Marrëveshja me Fronteksin ende nuk është nënshkruar për shkak të rezervave të Bullgarisë për formulimin “gjuha maqedonase”.

Për nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut me Fronteksin ekziston interes I dukshëm edhe në vetë Bashkimin Evropian kjo çështje të rregullohet, duke pasur parasysh gjeografinë tone. Kriza e emigrantëve në vitet 2015 dhe 2016, ruta ballkanike dhe territori specifik, e bën kufirin tone të rëndësishëm për këtë çështje, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në konferencën “Roli I mediumeve dhe organizatave qytetare në procesin e integrimeve”.

“Marrëveshja nuk është nënshkruar. Ne ishim mes vendeve të para që I mbylli negociatat në mënyrë thelbësore dhe përmbajtjesore lidhur me të drejtat, obligimet, përgjegjësitë nga Fronteksi. Çështja kryesore dhe e fundit është kjo që tani u paraqit me këtë sfidë të tanishme, përkatësisht gjuhën maqedonase, ajo që Bullgaria ka rezerva lidhur me formulimin e gjuhës maqedonase”, tha Dimitrov.

Nga ana tjetër, theksoi Dimitrov, pozicioni ynë është se kjo marrëveshje si edhe marrëveshjet me të gjitha shtetet e tjera, që e kanë nënshkruar në gjuhën serbe, malazeze…, duhet të nënshkruhet edhe në gjuhën maqedonase.

MIA në dhjetor të vitit ë kaluar, kërkoi përgjigje nga Komisioni evropian deri ku është nënshkrimi i marrëveshjes për Fronteksin mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me ç ‘rast përgjigja ishte problem i përdorimit të “gjuhës maqedonase”, lajmëroi atëherë korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bashkimi Evropian është në proces të nënshkrimit të marrëveshjes me vendet nga Ballkani Perëndimor për Fronteksin, përkatësisht për menaxhim të integruar kufitar, një nga pikat strategjike në luftën kundër “emigracionit ilegal” në BE, sepse vendet nga rajoni ndodhen në “rutën kyçe ballkanike”. Në dy vitet e fundit, BE-ja marrëveshje të këtillë nënshkroi me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Me Maqedoninë e Veriut marrëveshja për Fronteksin është iniciuar në korrik të vitit 2018, por deri në ditë të sotme mbetet e panënshkruar vetëm për shkak të Bullgarisë. Nga Komisioni evropian MIA në dhjetor e mori përgjigjen e ardhshme në pyetjen se deri ku është nënshkrimi i marrëveshjes: “Referenca ‘gjuha maqedonase’ është pengesa e vetme që mbetet për nënshkrim të marrëveshjes, ër hollësi të tjera drejtohuni drejtpërdrejt tek autoritetet nacionale”, qëndron në përgjigjen me shkrim nga Komisioni evropian drejt MIA-s. Nga Komisioni nuk ishin në mundësi të përgjigjen nëse kjo çështje së shpejti do të zgjidhet dhe nëse kjo ka implimike serioze për Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme