Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka thënë se ia kanë dorëzuar një shkresë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrit në detyrë të Ekonomisë, Muharrem Nitaj.
Ai ka treguar se ia kanë adresuar tri kërkesa Qeverisë, për të cilat thotë se nëse nuk plotësohen deri më 5 shkurt, atëherë do të merren hapa sindikal.
“Ne kemi dorëzuar shkresë te kryeministri Hoti dhe ministri Nitaj, i kemi cek një varg të metash që kanë ndodhur në Telekom, po ashtu edhe premtimet dhe të metat e Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, që na kanë sjellë në këtë gjendje. Për ne si punëtorë dhe si Telekom fajtor klryesor për këtë gjendje të krijuar janë qeveritë në vazhdimësi, pasi Qeveria është aksionare qind për qind e gjitha dëmet kanë ndodhur para syve të qeveritarëve. Po e përmendi se alfa e omega e shkatërrimit të Telekomit ka qenë kontrata me Z-Mobile. Na ka shkaktuar dëme mbi 250 milionë euro, por ka pasur edhe kontrata tjera të shitjes me disa kompani, e kontrata tjera më të vogla. Janë tri kërkesa që i kemi bërë Qeverisë.
E dinë gjithë se dy herë janë bllokuar llogaritë e Telekomit e dy herë kemi dal në greva e protesta, dy herë na jemi mashtruar”, ka thënë Balaj në Interaktiv. “Kërkesat dua t’i bëjë publike. E para është marrja e përgjegjës nga aksionari i Telekomit, pra Qeveria e Kosovës për gjendjen e krijuar në Telekom. E dyta implementimi i zotimeve të bëra nga Qeveria. Ka pasur zotime që pos me mjete financiare do ta ndihmojnë Telekomin edhe si garantues që Telekomit t’i lejohet një kredi bankare për të bërë investime. Treta është garantimi i mirëqenies së punëtorëve, pasi ata nuk janë fajtor për kaosin e shkaktuar në Telekom. Deri më 5 shkurt nëse nuk merr vendime Qeveria atëherë janë të pashmangshëm hapat e organizimi sindikal”./T7/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...