Kandidati për deputet nga LDK, Anton Quni, është shprehur se presin që në zgjedhjet e reja ky subjekt politik të jetë me vota aty ku ka qenë vitin e kaluar.
Largimi i Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit, sipas Qunit nuk ka ndikuar që të lëvizë elektorati i partisë.
“Do të ishte më mirë sikur të ishin edhe Osmani edhe Avdyli. Jemi para një akti kur këto gjëra janë definuar. Ata janë në listën e VV-së tash. Nuk lëviz votuesi i LDK-së aq lehtë nga një formacion politik për shkak të ndonjë ndjeshmërie emocionale në një individ”, është shprehur Quni.
“LDK ka elektorat stabil dhe jam më se i bindur se do të qëndrojnë besnikë. Unë miqtë e mi dhe Mustafa kemi kërkuar gjuhë të përbashkët. Nuk e shoh aq tragjike [që s’janë]. Secili është i lirë ta shpreh qëndrimin dhe ta gjejë veten aty ku mund të japë kontribut”, tha Quni në Klan Kosova.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...