Politologia, Shqipe Mjekiqi, thotë se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, nëse votuesi zgjedhë më shumë se pesë kandidatë nga partia të cilën e ka votuar, votat për kandidatë nuk merren parasysh por, vetëm ajo për partinë.
“Pra, fletvotimi nuk shpallet i pavlefshëm përveç në rastet kur: a) votuesi nuk zgjedhë subjektin por, vetëm kandidatët, b) votuesi zgjedhë më shumë se një subjekt, c) preferenca e votuesit për subjektin është e paqartë psh. nuk përdoret shenjëzimi i duhur (shih Doracakun e Procedurave të Votimit të KQZ 2018)”, sqaron Mjekiqi.
Sipas saj, në Kosovë, një numër i madh i fletëvotimeve shpallen të pavlefshme në çdo palë zgjedhje, shkruan arbresh.info.
Sipas KQZ (2019) në shumicën e rasteve ato shpallen të pavlefshme sepse votuesi zgjedhë më shumë se një parti, ose voton për kandidatë pa e zgjedhur partinë.
“E njejta logjike duhet të vlejë edhe nëse disa nga numrat e kandidatëve mbeten bosh. Nëse qytetarët votojnë për ata numra, ndërkaq kanë votuar edhe për subjektin partiak, vota për partinë nuk mund të humbet.Pastaj, kur të dihet numri i ulëseve të fituara nga një subjekt kandidatët marrin ulëse në Kuvend ose sipas votave preferenciale ose sipas radhitjes në listë. Por, ato fletëvotime nuk mund të shpallen të pavlefshme assesi”, shkruan Mjekiqi./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...