Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, në një intervistë për televizionin publik, ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit.
Ai ka thënë se pret nga Komisioni Hetimor Parlamentar i Kosovës të bëjë atë që EULEX-i dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë.
“Ky Komisioni do të shqyrtojë keqpërdorimet për sundimin e ligjit që ndodhën gjoja në emër të popullit të Kosovës, nga gjykatësit dhe stafi i lartë i EULEX-it, një Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit që pretendon të promovojë sundimin e ligjit”, ka thënë Simmons.
Ai ka shtuar se ka besim në Parlamentin e Kosovës për të kryer një hetim të drejtë, transparent dhe të paanshëm për mënyrën e administrimit të drejtësisë në Kosovë.
“Unë besoj se kjo është ajo që njerëzit e Kosovës presin – dhe e meritojnë”, ka thënë Simmons.
Simmons ka thënë se rastet në të cilat ai dhe kolegët e tij gjyqtarë të EULEX-it i kanë kryesuar, kanë përfshirë qytetarë të Kosovës dhe vepra penale të kryera në Kosovë.
“Më e rëndësishmja, gjykatësit e EULEX-it kanë administruar me drejtësinë në emër të popullit të Kosovës. Prandaj, mendoj se populli i Kosovës ka të drejtë të hetojë se si është administruar drejtësia në Kosovë në emrin e tyre. Si përfaqësues të popullit të Kosovës, unë besoj se Parlamenti i Kosovës ka për detyrë të shqyrtojë dështimet e drejtësisë që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin. Mbi të gjitha, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë themeli i çdo shoqërie të civilizuar. Unë kam besim se Parlamenti i Kosovës do ta bëjë gjënë e duhur dhe unë jam i gatshëm t’i ndihmoj ata në hetimet e tyre”, ka thënë Simmons.
Duke folur për raportimin që do ta ketë para Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës, Simmons ka theksuar se ka shumë për t’i thënë këtij Komisioni, duke shtuar se “sigurisht mund të them se ajo që do t’i tregoj Komisionit do të dërgojë tronditje të mëdha për Komunitetin Ndërkombëtar”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...