Google ADS

Enver Hasani: Vota për Vetëvendosjen është jovalide

21:57 | 29 Janar 2021
arbresh.info

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se është gabim të rrethohet numri i cili nuk ka kandidat.

Hasani ka thënë se votuesit bëjnë gabim nëse hedhin votë për kandidatët që iu është ndaluar garimi në zgjedhje e të cilët potencialisht nuk do të tërhiqen nga listat, transmeton arbresh.info.

“Ata që kanë ndërmend të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje gabojnë nëse votojnë në atë mënyrë. Vendet që ngelin si numra pa emër nëse rrethohen ai votim është i pavlefshëm”, është shprehur Hasani në RTK.

“Ata që mendojnë se do të votojnë për LVV nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas ligjit në fuqi ato vota në rrethana tjera do të shkonin si vota të pavlefshme. Ajo votë konsiderohet jovalide për të dyjat [partinë dhe kandidatët]. Nëse gabohet në cilëndo qoftë prej tyre vota anulohe”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme