Google ADS

Eurodeputetja gjermane: Partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Supremes

19:56 | 29 Janar 2021
arbresh.info

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës për të moscertifikuar disa kandidatë, përfshirë edhe bartësin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të problemeve që kishin me ligjin në të kaluarën.

Ajo ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Supremes. Komentet i ka bërë përmes ‘Twitter’-it.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dua të theksoj se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ato do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme