Numri i viktimave me COVID-19 në të gjithë Francën ka arritur në 75 mijë.
Qeveria franceze brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 820 viktima të reja me COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm në 75,620 viktima, raporton Reuters, transmeton arbresh.info
“Të dhënat e fundit tregojnë se brenda 24 orëve janë regjistruar 355 viktima në spitale duke krahasuar nga 344 viktima sa ishin regjistruar një ditë më herët, si dhe 465 viktima në shtëpitë e kujdesit.
Për nga numri i viktimave me COVID-19, Franca zë vendin e shtatë në botë. Ministria gjithashtu ka raportuar 22,858 raste të reja brenda 24 orëve, një rënie prej 23,770 raste sa ishin një ditë më parë, duke rritur numrin e përgjithshme në 3,15 milionë raste, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...