Si truri ynë mund të manipulohet përballë fakteve, edhe nga vetë ne!

17:02 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

A keni rënë ndonjëherë në dashuri me dikë, por më pas jeni refuzuar? A nxorët më pas disa arsye pse lidhja juaj s’do funksiononte, edhe pa atë refuzim?

Nëse nuk do “goditeshit” nga diçka (refuzimi, në këtë rast), nuk do të kishit ndryshuar mendje.

E njëjta gjë ndodh kur dikush është nën magjinë e “dashurisë së verbër”. Ky person injoron çdo shenjë dhe refuzon këshilla nga miqtë dhe profesionistët, sepse mendja krijon shpjegime që mbështesin vetëm dëshirat e tyre:

“Nëse jam mjaftueshëm i aftë, mund ta ndryshoj atë.”

Opinionet ndryshojnë me rrethanat dhe ndonjëherë krijohen aty për aty. Një studim tregoi se shumica e njerëzve mund të ndryshojnë plotësisht pikëpamjet e tyre brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pjesëmarrësit plotësuan formularin, pastaj diskutuan dhe mbrojtën përgjigjet e tyre, shkruan Psychology Today.

Në një fletë ishin pyetjet dhe përgjigjet. Kur fletët u mblodhën, njëra prej tyre, ajo me përgjigjet u ndryshua nga stafi, me një fletë me përgjigje të tjera.

Vullnetarëve iu kërkua të mbronin idenë e tyre dhe ata e bënë këtë më së miri, edhe pse ato që shihnin në fletë s’ishin përgjigjet e tyre fillestare.

Ata dhanë arsye logjike dhe koherente, por nuk e kuptuan se këto s’ishin përzgjedhjet e tyre të para.

Rezultoi se njerëzit mund të ndryshojnë mendje dhe në mënyrë aktive, të krijojnë arsye dhe racionalizime për çfarëdo që po ndjejnë në atë kohë.

Autorët sugjerojnë se studimi tregon “një potencial dramatik për fleksibilitetin në qëndrimet tona.”

Kjo tregon se shumë vendime subjektive merren nga emocionet, më shumë sesa nga logjika.

Ju mund të thoni se s’do vepronit asnjëherë si vullnetarët e studimit, por mund t’ju ndodhë.

Një temë e përsëritur në literaturën e mashtrimit është se si të gjithë mendojnë se njerëzit mund të mashtrohen, por zakonisht nuk e gjejnë veten duke “u mashtruar” nga vetja.

Pra, ne jemi të verbër ndaj verbërisë sonë, citon Anabel.

Dan Golema, autor librash dhe psikolog, thotë se “mashtrimi që i bëjmë vetes (self-deception), nga natyra e tij, është më i kapashmi nga faktet mendore. Ne nuk shohim dot atë që nuk shohim.”

Herën tjetër kur të jeni në mes të një argumenti, përpiquni të gjykoni nëse jeni mendjehapur apo nëse thjesht jeni “fiksuar” pas një mendimi të nxitur nga emocione, mendimi i cili mund të ndryshojë një orë më vonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme