Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të KEK-ut ka marrë vendim që të lirojë nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri.
“Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur sot, dt 29.01.2021, në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, BPD vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
“Në këtë vazhdë, BPD gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet tutje aty./arbresh.info/
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...