Osmani priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për situatën politike në vend

15:59 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

U.d. Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Palët biseduan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, shkruan Arbresh.info.

Në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.

Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve.

Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie./Arbresh.info/

Gjykata Supreme vendosë, pranohen pjesërisht dy ankesa për Liburin Aliun dhe Labonitë Demi, refuzohen Kurti dhe Haxhiu

 

Gjykata Supreme vendosë, pranohen pjesërisht dy ankesa për Liburin Aliun dhe Labonitë Demi, refuzohen Kurti dhe Haxhiu

Të ngjashme