11 muaj më parë u lëshua zyrtarisht në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse. Përurim të lëshimit në përdorim në Kodrën e Diellit pati sërish sot. Itinerari ishte i njëjtë, pothuajse edhe zyrtarët ishin po ata.
Teleferiku që nga përurimi një vit më parë ishte jofunksional. Arsyetimi i ELEM-t ishte se borxhet ndaj ndërtuesit pamundësuan përdorimin, ndërsa sot Bekteshi doli me deklaratë krejt ndryshe. Sipas tij teleferiku i cili është panoramik nuk ka funksionuar për shkak se një vit më parë nuk kishte borë.
“Vitin e kaluar nuk kishte borë dhe skijatorët nuk mundën ta shfrytëzojnë edhe këtë ski lift por edhe Kodrën e Diellit”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Ministër ky ski lift nuk është vetëm për skiatorët por edhe panoramik?
“Ne mendojmë se ski lifti duhet të lëshohet atëherë kur ka interes nga ana e qytetarëve dhe atëherë kur mundet të vendoset në përdorim”, tha Bekteshi.
Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” e sheh me skepticizëm funksionimin e teleferikut më gjashtë ulese.
“Shpresojmë te jetë e treta e vërteta dhe nuk do ketë më lëshim të teleferikut me gjashtë ulëse, sepse vonesat i dimë gjithë, filluan në 2012 me dokumentacion, në 2014-15 me ndërtim, 2021 me lëshim dhe sot ja u lëshua.”, pohoi Hamdi Sulejmani. Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Nga ana tjetër drejtori i ri i ELEM Turs Adem Avziu, njëjtë sikurse paraardhësi i tij, paralajmëroi investime në Kodrën e Diellit.
“Ne kemi planet tona ta rregullojmë një herë infrastrukturën, planifikoj që për sezonin e radhës të kemi edhe tualete publike, do e rregullojmë infrastrukturën, do i rregullojmë edhe ski liftat tjerë që kanë nevojë për renovim apo ndërrim”, theksoi Adem Avziu. Drejtor i ELEM Turs./Alsat.m/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?