Fijet me ngjyrë të purpurt që janë të përshkruara në Bibël dhe të veshura nga mbretërit e Izraelit, përfshirë Davidin dhe Solomonin, u zbuluan në disa pëlhura 3,000 vjeçare në vendin ikonik të Timna në Negev.
Davidi ose Dauti apo Solomoni ose Sulejmani sipas muslimanëve njihen si profetë nga librat e shenjtë të besimeve monoteiste dhe ky zbulim përbën një ngjarje të rendësishme për të gjitha ata.
Mbreti Solomon ndërtoi një karrocë; e cila ishte e ndërtuar nga dru i marrë nga Libani. Shtyllat ishin prej argjendi, bazat prej ari, ndërsa pjesa e brendshme ishte e veshur me ngjyrë të purpurt.
Sipas burimeve të ndryshme, gjithashtu Jezusi ishte i veshur me të njëjtën ngjyrë. Ngjyra e purpurt-konsiderohej një simbol i elitave në shoqëritë antike në jug të Levantit.
Sipas studiuesve në një intervistë për The Jerusalem Post, ky studim është shumë i rëndësishëm për disa arsye.
Së pari, sendet antike që kanë këtë ngjyrë janë të rralla dhe kjo është hera e parë që zbulojmë të tilla që datojnë që nga epoka e hekurit. ”
“Zbulimi gjithashtu na tregon më shumë për njerëzit që jetonin në Timna, duke na ofruar prova se elita banonte atje,” shtoi njëra prej tyre.
“Ngjyra e purpurt ishte ngjyra më e preferuar nga elitat. Ndërsa nuk mund të themi se kujt i përkisnin fijet e pëlhurave, një gjë është e sigurt: nëse do të kishim mundur të kishim veshjet e mbretit David ose mbretit Salomon, do të kishim zbuluar rroba me këtë ngjyrë “.
Ngjyra e purpurt është nxjerrë nga molusqet në Detin Mesdhe përmes një procesi shumë të ndërlikuar.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...