Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë kanë futur edhe në një fazë pauze dialogun e rifilluar pas një kohë të gjatë me Serbinë.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar për Klankosova.tv se dialogu do të rifillojë pasi në Kosovë të jetë formuar qeveria e prodhuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ne nuk po vendosim afate artificiale, puna për dialogun vazhdon, takimet duhet të rinisin kur qeveria e re në Kosovë të jetë në pushtet”, ka thënë shkurt Stano.
Pas 20 muajsh pauzë, bisedimet Kosovë Serbi në kuadër të dialogut kishin rinisur më 16 korrik të 2020-ës.
Nën lehtësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell u takuan vetëm një herë kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq, për çështjet teknike u formuan grupe punuese nga të dyja palët. Skënder Hyseni i priu delegacionit kosovar, ndërsa Marko Gjuriq dhe më pas Petar Petkoviq përfaqësuan serbët në takimet e Brukselit./Arbresh.info/
Trepça e nis me fitore ndaj Golden Eagle Yllit
KFOR: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin urgjentisht ...
UEFA ndalon Ineos të ndërveprojë me Nicen para ndeshjeve në ...
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së: Rezultatet e Kosovës në menax...
Greqia dhe Turqia shqyrtojnë mundësinë e fillimit të bisedim...
Rama bashkëbisedim me shqiptarë të Amerikës: Shqipëria dyfis...