Mëngjesin e sotëm nëntë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Zakutë të komunës së Podujevës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ka deklaruar Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti. / arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...