Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se në Kosovë ka arritur ekipi i ekspertëve zgjedhor nga Bashkimi Evropian.
Daka ka shtuar se ky ekip do të monitoroj procesin zgjedhor në Kosovë.
“Tashmë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhor nga BE që do të jenë këtu dhe tashmë kanë filluar monitorimin e KQZ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Daka.
Daka ka shtuar se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me pandeminë nuk kanë mundur të dërgojnë mision sikurse herëve të tjera.
Ajo ka shtuar se grupi i ekspertëve që ka arritur do të hartojë edhe një raport në fund të procesit zgjedhor./Arbresh.info/
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...