Google ADS

Bukuresht: Bie zjarr në spital, 4 të vdekur

10:16 | 29 Janar 2021
Trina Galanxhi

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur pasi një zjarri që ka shpërthyer në një spital në Bukuresht, ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus.

Zjarri shpërtheu herët këtë mëngjes në katin përdhes të një spitali që strehonte rreth 120 njerëz, transmeton portal arbresh.info

Zyrtarët thanë se pacientët të cilët ishin duke u trajtuar për Covid-19 kanë mbetur të vdekur.

Spitali u evakuua dhe zjarri u shua në ndërkohë, megjithatë, autoritetet rumune kanë theksuar se nuk i dinë shkaqet e zjarrit.

Në nëntor, një zjarr në një spital në Rumaninë veriore vrau 10 pacientë që po trajtoheshin për Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme