Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi që i njëjti tri herë ka tentuar që të kalojë kufirin me Kosovën, pa poseduar letërnjoftim.
Madje në herën e tretë i njëjti sipas policisë ka tentuar që t’ia jap 40 euro zyrtarit policor.
“PKK Vërmicë 27.12.2018 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 € zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...