Google ADS

Rita Ora i ofron 5 mijë pound restaurantit në të cilin festoi ditëlindjen

23:43 | 28 Janar 2021
Trina Galanxhi

Rita Ora i ka ofruar 5 mijë pound për restaurantin Casa Cruz në Notting Hill, në të cilin festoi ditëlindjen.

Restaurant dhe Rita u dënuan nga autoritetet për thyerjen e rregullave të pandemisë, transmeton portal arbresh.info

Një seancë u zhvillua të enjten me nën-komitetin e licencimit të këshillit Kensington dhe Chelsea duke debatuar nëse licensa e restorantit duhet të revokohet për lejimin e festës së ditëlindjes së këngëtares shqipëtare.

Scottie Bhattarai, ish-menaxher në Casa Cruz, i cili që nga ajo kohë është pushuar nga restoranti pohoi në seancën dëgjimore se Rita Ora u kishte ofruar atyre 5 mijë pound për ‘lehtësimin e situatës’.

Rita Ora është kritikuar ashpër për vendimin e festimit të ditëlindjes në kohën e pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme